Lajme

Këta janë dy deptuetët e LVV-së që abstenuan për largimin e Haki Abazit

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 16 February 2023

Dy deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ardian Gola dhe Gramos Agusholli kanë abstenuar gjatë votimit për zëvendësimin e bashkëpartiakut të tij, Haki Abazi nga komisioni.

Nga 9 abstenime ai ishte i vetmi nga VV-ja që nuk votoi sikurse grupi i tij.

Abazi në deklarime publike e lavdëruar Golën duke thënë se e vlerëson si profesionist e person me integritet.

-Advertisement-

Sot, deputeti i VV-së tha se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është vënë në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria dhe mendon se edhe emri i tij është në atë listë.

Por, Abazi shtoi se ai nuk do të jetë target i askujt për të dhënë votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera