Lajme

Kështu foli Skënderbeu!

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 02 March 2021

“Skënderbeu nuk e ka folur Gjuhën Shqipe”, kjo deklaratë e aktivistit Rron Gjinovci ka ngjallur reagime shumë të forta në opinionin publik.

Madje njohësit e fushës kanë reaguar ashpër ndaj saj.

Historiani Jusuf Boxhovi, e ka quajtur gjuhë rrugaçërie, gjuhën që është përdorur nga Gjinovci.

-Advertisement-

“Për mos me e zgjatë, kjo është gjuhë rrugaçërie, nuk merrem me këtë çështje. Realiteti është se gjuha shqipe ka qenë gjuhë e etnisë shqiptare dhe ajo është shkruar, e kemi dokumentin e asaj kohe me 1940 Formulën e Pagëzimit. Ka dokumente që e dëshmojnë gjuhën shqipe. Janë dokumente historike që nuk guxojmë me i ngatërru. Shqiptarët në atë kohë kanë fol në gjuhë arkaike shqipe. Qysh është shkru edhe në perandorinë e Bizanit dhe Osmane kanë qenë tri gjuhë zyrtare që janë përdorur, latinishtja, greqishtja dhe sllavishtja krishtare e vjetër në të tijat ka shkruar administrata”, ka thënë Boxhovi për Gazetën Infokus.

Boxhovi i cilësoi si antihistorike deklarimet e tilla.

“Këto janë qëndrime antihistorike dhe rrugaçëria po i përdor. Nuk dua të flas më shumë sepse kjo nënkuptohet dhe nuk ka dyshim që populli shqiptar është ngritur dhe ka një gjuhë”, thotë ai.

Ndërsa historiani, Muhamet Mala, prononcimin për këtë çështje e nisi me një thënie biblike.

“Zot fali se nuk po dinë çka po thonë”, thotë historiani Mala duke e cilësuar si mungesë diturie ata që e vendosin në dyshim këtë çështje

“Zot fali se nuk po dinë çka po thonë .Është konstatuar në herët e tjera dhe e pranuar në të gjitha qarqet shkencore që origjina e Skenderbeut është shqiptare. Si e tillë mos të flasin për historinë ata që nuk e dinë, flasin thashetheme mitologji dhe nga nivele të ulëta dhe të paditurisë. Skënderbeu së pari nuk ka  shkuar edhe pse Barleti e përmend për qarqe të hulumtimit të mëvonshme të Fan Nolit, burimet e pavarura proveniencave latine e vërtetojnë që shkuarja e Skënderbeut ka ndodhur në vitin 1926 diku në moshën 18 vjeçare si i rritur. Por Barleti për shkak të karakterit humanist e vendos që ka shkuar në moshë shumë të re”, ka thënë Mala për Gazetën Infokus.

Gjithashtu ai ka deklaruar se janë dokumentet që e dëshmojnë se Skënderbeu ka thënë vet se është shqiptar.

“Sa i përket gjuhës së folur, gjuha shqipe është folur çdo herë duke respektuar kontinuitetin iliroarbëror. Sa i përket përkatësisë etnike, Skënderbeu e ka thënë në dokument dhe është i dorës së parë, është dokumenti i vitit 31 tetor 1860, ku Skënderbeu e thotë vet “nëse kronikat tona nuk gënjejnë ne quhemi epirot”, ai e dëshmon që i përket etnisë epirote nuk ka komb, por nëse nuk ka komb ka pas etni, është vetëm ndërrimi emrit kombi është në shekullin e XIX ndërsa etnitë i kemi gjatë mesjetës, janë e njëjtë gjë. I ka referu etnisë epirote që ka qenë sinonim për shqiptar.

Madje Mala ka thënë se ata që nuk janë të informuar për historinë mos të prishin figurën e Skenderbeut, pasi në këtë kohë duhet të mbrohet me ligj.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me historianin Frashër Demaj.

Por Demaj ka refuzuar të flas për këtë çështje duke thënë se nuk guxon të vendoset në dyshim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera