Lajme

Kështu e kujton Daut Haradinaj Mujë Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 14 December 2019

Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi, shkruan Gazeta inFokus

Mujë Krasniqi – Kapuçi, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në kufirin shqiptaro-shqiptar deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Daut Haradinaj në profilin e tij në Facebook e ka kujtuar me mall bashkëluftetarin e tij komandantin Mujë Krasniqin.

-Advertisement-

“Para 21 vitesh në një dimër të egër e me shumë plagë ende të pa shëruara Muja po nisej nga Shqipëria me shumë shokë dhe bashkëluftëtarë për të ju sjellë shokëve barutin.
Ky rrugëtim ishte rrugëtimi më i përgjakshmi i luftës sonë. Muja, Beqa e Alia, po ju prinin trupave tona të bindur në fitoren e madhe që nuk ishte larg. Kushdo që e ka njohur Mujën e din se guximin e tij pak njerëz e kishin, urtësia dhe kujdesi ndaj bashkëluftëtarëve e bënte atë më ndryshe, dhe pikërisht nën presionin e pritës armike po luftonte i pa thyer deri në frymën e fundit bashkë me shumë shokë, duke u kthyer në ikonën e luftës sonë.
Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën.
Të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tjj njerëzore t’i lartësojnë. Mbrojtja dhe gadishmëria e tij deri në flijim për vendin dhe bashkëluftëtarin janë shembull pë ne.
Gjithmonë në zemrat tona do jesh i madhi “Kapuq”.
Lavdi!
DH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera