Sport

Kështu duket renditja e Superligës së Kosovës pas përfundimit të xhiros së gjashtë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 18 October 2020

Kanë përfunduar të gjitha takimet e xhiros së gjashtë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit është mbyllur pa fitues 0-0, ndërsa Ballkani ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka mposhtur në udhëtim Arbërinë me rezultat 4-2.

Prishtina e ka mposhtur Besën e Pjesës me rezultat 4-0, derisa Drenica ka triumfuar në udhëtim te Llapi me rezultat minimal 1-0.

-Advertisement-

Trepça ‘89 dhe Feronikeli kanë luajtur baras 0-0.

Pas gjashtë javëve Ballkani i prinë Superligës së Kosovës me 16 pikë të arkëtuara, ndjekur nga Drita me 10-të sosh, po që ka dy ndeshje me pak të zhvilluara.

Pozitën e tretë e mbanë Gjilani me 9-të pikë, ndjekur nga Prishtina, Arbëria e Drenica me nga 8 sosh.

Trepça ’89 pozicionohet e 7-ta me 7-të pikë, ndërsa Feronikeli i teti me 6-të sosh.

Pozita e 9-të i takon Besës që ka arkëtuar tri pikë, derisa i fundit befasisht ndodhet Llapi me vetëm një pikë të grumbulluar pas gjashtë takimeve të luajtura.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas përfundimit të xhiros së gjashtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera