Këshilltari i Isa Mustafës: Prokuroria ta hetojë Shpend Ahmetin për korrupsion
Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 29 August 2017
Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, ka sulmuar të martën kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e cilësuar atë mashtrues ordiner.
Duke folur për dërgimin në Prokurori të 70 dosjeve kundër qeverisjes komunale të Isa Mustafës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Havolli ka thënë se “çdo ditë prokuroria po sqaron se 70 lendet e dërguara nga Shpend Ahmeti, nuk përmbajnë elemente penale”.
“Kjo i bie që Shpendi e ka bërë atë që di më së miri, mashtrimin”, ka shkruar Havolli në Facebook.
Këshilltari i kryeministrit në largim i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetime ndaj Ahmetit për, siç ka thënë ai, “dhënie të lejeve objekteve te cilat vet i ka derguar në prokurori”.
“Duket se i ka shantazhuar ndërtuesit e atyre ndërtimeve, dhe, përnjëher po të njejtit i pajisë me leje. Vetëm korrupsioni e shpjegon këtë sjellje të Shpendit, e cila po ashtu, shkelje e ligjit”, ka shkruar Havolli në rrjetin social.
Të tjera
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...
-
Këta janë babai me dy djemtë që u plago*sën në Pejë, po trajtohen në QKUK
Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtëna...
-
Ky është personi që po dyshohet për plago*sjen e tre personave në Pejë, i bastiset shtëpia
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen nga pozita e kryeta...
-
Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë
Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë...
-
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore n...
-
Flet Ardian Maznikolli: S’kam gisht në plago*sjen në Pejë, gjendem në Austri
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Njëri nga të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë
Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë. ...
-
Natë plagosjesh në Pejë dhe Prizren
ë paktën pesë persona, tre në Pejë dhe dy në Gjonaj të Prizrenit, janë plagos...
-
Gërvalla diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin ...
-
PAMJE TË RËNDA! Momenti kritik kur ndodhi plag*osja e trefishtë në Pejë
Tre persona dyshohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ar...
-
Lajmi i fundit: Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte ...