Këshilli Evropian ndan 100 milionë euro për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 20 May 2020
100 milionë euro janë miratuar për Kosovën nga Këshilli Evropian të mërkuren, në kuadër të një pakoje ndihmash në shumë prej tre miliardë eurosh, për ndihmë e shteteve kandidate të BE-së dhe fqinjve në Partneritetin Lindor dhe Jugor, e propozuar më parë nga Komisioni Evropian.
Paratë nga i ashtuquajturi “Instrumenti i Financimit të Shpejtë” janë të destinuara për ekonomitë e dhjetë vendeve, me qëllim që t’i ndihmojnë ata të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.
Ndihma financiare do të ofrohet në formën e huave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në kushte të favorshme.
Nga kjo shumë, 100 milionë euro janë ndarë për Kosovën, 60 milionë euro për Malin e Zi, 160 milionë euro për Maqedoninë Veriore, 250 milionë për Bosnjën dhe 180 milionë euro për Shqipërinë.
Paratë janë planifikuar gjithashtu të ndihmojnë edhe shtete tjera, kështu që 150 milionë euro janë të destinuara për Gjeorgjinë, 200 milionë për Jordaninë, 100 milion për Moldavinë, 600 milionë për Tunizinë dhe 1.2 miliard euro për Ukrainën.
Ndihma e BE nga ky program do t’u shërbejë vendeve që e kanë pranuar të mbulojnë kërkesat shtesë financiare që u krijuan për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, dhe ai do të jetë në dispozicion të tyre në 12 muajt e ardhshëm.
“Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për drejtimin e burimeve për mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë”, shkruhet në njoftimin e Këshillit Evropian.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...