KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 24 May 2023
Certifikimi i KESCO-s me tri lloje të ISO-ve, është një nga treguesit më të rëndësishëm sa i përket nivelit të profesionalizmit të kompanisë dhe avancimit të shërbimeve në raport me konsumatorët. Kategoritë ISO 9001:2015 – Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 14001-2015 – Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit, si dhe ISO 45001-2018 – Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, janë standarde të cilat bazohen në shërbimet tona kualitative, fokusin tek konsumatorët, ruajtjes së ambientit, pa anashkaluar shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë.
KESCO në vazhdimësi po ecë me trendet botërore sa i përket shërbimeve të cilat u ofrohen afro 700 mijë konsumatorëve. Si rrjedhojë, për menaxhimin e cilësisë në punë jemi certifikuar prej punës së jashtëzakonshme të departamenteve përkatëse brenda kompanisë duke filluar nga sigurimi i energjisë elektrike për konsumatorët, kujdesi ndaj tyre dhe informimi i saktë. Për sistemin e menaxhimit të mjedisit, pos qasjes proaktive në avancimin e energjisë së gjelbër, KESCO përkujdeset në vazhdimësi edhe në ruajtjen e parametrave tjerë mjedisor. Tregues konkret është blerja dhe futja në përdorim së fundmi e 15 veturave elektrike të cilat janë shumë miqësore për mjedisin, e duke bërë plane strategjike afatgjate në ruajtjen e saj.
Pos mjedisit, KESCO nuk i ka lënë anash as punëtorët. Në sistemin e shëndetit dhe sigurisë në punë, jemi certifikuar pikërisht nga kujdesi i lartë që u kushtojmë të gjithë punonjësve tanë. Të gjitha këto duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare.
Drejtori i Furnizimit në KESCO, Huseyin Ozen, ka thënë se një certifikim i tillë është tejet domethënës për kompaninë.
“Certifikimi me ISO Standarde është shumë domethënës për kompaninë sepse në rradhë të parë tregon seriozitetin tonë, por edhe trajtimin korrekt ndaj konsumatorëve dhe punonjësve tanë. Të gjitha shërbimet tona tashmë janë të standardizuara sipas normave ndërkombetare dhe kjo është tregues i qartë se ne po realizojmë në plotni misionin e vizionin e KESCO-s”, tha ai.
Ky certifikim i trefishtë, rritë vlerën edhe më shumë të kompanisë sepse të gjithë këta konsumatorë do të marrin shërbime të standardizuara, të vlerësuara edhe nga ekspertë të fushës, të cilët para së gjithash kanë audituar secilin proces e department për të gjitha punët që kryhen në baza ditore.
“Certifikimi me ISO Standarde është një arritje e cila thekson përkushtimin e kompanisë KESCO ndaj cilësisë, shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe ruajtjes së mjedisit. Duke iu përmbajtur këtyre standardeve ndërkombëtare, sigurojmë që proceset dhe shërbimet tona përmbushin gjithmonë nivelin më të lartë, duke vënë theksin në mirëqenien e punonjësve dhe minimizimin e ndikimit në mjedis. Ky certifikim pasqyron përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore te konsumatorët, duke thelluar rolin tonë si një kompani përgjegjëse dhe vizionare”, tha Drejtoresha për Cilësi, Siguri dhe Trajnime, Valbona Kadrijaj.
Fokusi kryesor i KESCO-s, është të menaxhojë cilësinë e shërbimeve, përmbushja e kërkesave të konsumatorëve, e mes tjerash edhe tejkalimin e këtyre pritshmërive sepse kuptimi i nevojave aktuale dhe ato të ardhshme të konsumatorëve japin kontribut të pashoq në suksesin dhe qëndrueshmërinë e kompanisë.
Përkushtimi i menaxhmentit të KESCO-s për të krijuar kulturë organizative, punë efikase dhe cikël të vazhdueshëm të vetëvlerësimit po përkthehet me suksese të tilla siç janë edhe certifikimi me tri lloje të ISO-ve.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...