Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 17 September 2024
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të një zyrtari të BE-së me Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. NATO ka theksuar se takimet janë zhvilliar në margjina të dialogut dhe se është adresuar çështja e Urës së Ibrit.
Në komunikatën e dërguar në KFOR, bëhet e ditur se Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, iu bashkua z. Stefano Tomat, Komandant i Operacioneve Civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takime të veçanta me kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës. Takimet u zhvilluan në margjinat e Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja të organizuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajçak.
“Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë dhe adresoi shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme për trafikun rrugor të urës së lumit Ibër në Mitrovicë. Z. Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ai vuri në dukje se “vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”. Ai shtoi se “misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i tij për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt”. KFOR-i mban prezencën e tij fikse në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, thuhet në njoftim.
“Z. Goffus përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, e cila është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thekson komunikata.
Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ishin në Bruksel për rundin e radhës të dialogut Kosovë – Serbi. Ndonëse s’u takuan me njëri-tjetrin, çështjen e urës së Ibrit ata e kanë diskutuar në takimet e tyre të ndara me ndërmjetësin europian, Miroslav Lajçak.
Zyra e Kryeministrit tha në një komunikatë se “sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”.
“Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, u tha në komunikatën e ZKM-së.
Petkoviq, ndërkaq, tha se ka kërkuar ripërcaktim të kufirit që e ndan Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut si parakusht për hapjen e urës.
“Në pjesën ligjore kërkojmë respektimin e marrëveshjes ku insistojmë në demarkacion në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli, siç raportuan mediat në Beograd.
Të tjera
-
Pak kamionë me mallra serbe po hyjnë në Kosovë
Hapja e kufirit për mallrat serbe, ka bërë që kamionët me prodhime nga fqinji...
-
“Ku mbetën edhe 20 euro”, HANDIKOS kërkon sqarime nga ministri Hekuran Murati
Organizata joqeveritare HANDIKOS, e cila përfaqëson dhe përkrahë personat me ...
-
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkë...
-
Hill: Pala serbe me qasje konstruktive në dialog, nëse jam i brengosur për disa gjëra nuk ua them ato në televizion
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësi...
-
Kërkohet prej prokurorisë, zyrtari i ministrisë së Liburn Aliu lajmërohet live: Kam me u kthy pasnesër
Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë...
-
50-vjeçari në Tetovë dyshohet se ka vrạrë bashkëshorten dhe vajzën e mitur
Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vje...
-
“Kurti nuk do t’i mbrojë këta si Martin Berishajn”, Molliqaj për zyrtarët e arrestuar
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë thënë të martën se në aksionin...
-
“Po duan të na shantazhojnë që të bëjmë paqe me ta” – Deputetët e VV-së nuk kanë të ndalur me akuza kundër Prokurorisë
Arbër Rexhaj është deputeti i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka reagua...
-
Kryetarja e Gjykatës Speciale po vjen në Kosovë, do të takohet veç me Albulena Haxhiun dhe ndërkombëtarët
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë dhënë detaje për vizitë...
-
“FIT-i lụftoi me Radojiçiqin” Rashit Qalaj tregon për një rast kur njësitet speciale të policisë patën konfrontim të armatosur me Milan Radojiçiqin
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në emisionin...
-
Takimi lamtumirës: Gjenerali i KFOR-it i shkon në zyrë ministrit Maqedonci për t’u përshëndetur
Gjeneralit të KFOR-it, Ozkan Ulutas po i përfundon mandati. Kështu ai është t...
-
Reagon këshilltari i Liburn Aliut: Aksioni i sotëm përpjekje e ish-regjimit për ta dëmtuar Vetëvendosjen
Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Plani...