Lajme

VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 17 September 2024

Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, ka thënë se Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon.

Siç citon VV-ja mesatarja e papunësisë në rajon është 11%.

“Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë  Mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%. Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%”, thuhet në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Ndryshe, VV-ja vazhdimisht është krenuar përmes statistikave për të treguar “suksesin e qeverisjes”.

Por, opozita në të njëjtën koha ka akuzuar pushtetin se po i përdor statistikat jashtë kontekstit duke “manipuluar opinionin”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera