Kërkohet paraburgim për policin që dëmtoi kamerat e laboratorit të drogës në Zveçan
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/Policia-e-Kosoves-2021-4-2-1-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:51 | 25 May 2022
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin A.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“ si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Sipas fakteve dhe provave të siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.R., si person zyrtar – polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, derisa ka qenë në detyrë të sigurimit të vendit të ngjarjes në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., i ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Me veprimet e tija, i dyshuari A.R., ka kryer veprat e lartë cekura penale. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/ARTIKULLI-ufc-scaled.jpg)
Të tjera
-
Haradinaj, Kurtit: Mashtrues, e largove Kosovën nga BE dhe NATO
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin A...
-
Themelohet Dega e PDK-së në Baden Württemberg, Krasniqi: Qëndroni të angazhuar për t’ia sjellë Kosovës një Qeveri të re
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron në Gjerm...
-
Procedura e re: Kush do të bëhet polic në Shqipëri, duhet të kalojë ‘në filtrin’ e SPAK-ut
Të gjithë ata që duan të bëhen polic në Shqipëri, tash e tutje duhet të vërte...
-
Dorëheqja e Ahmetxhekajt, AGK-ja: Thellësisht e shqetësuar me presionet politike në RTK
Pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ...
-
Tërmet i fortë në Greqi, i dyti gjatë 24 orëve
Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, është regjistruar në zonën e ...
-
“Ka qenë fans i Veselit”, Haziri: Nuk e di fans i kujt është, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri
Prezantuesja Lotina Haziri që një kohë po shijon një lidhje dashurie me reper...
-
Demokrati i Dhomës së Përfaqësuesve: Kamala Harris mund të fitojë bindshëm nëse Joe Biden tërhiqet nga gara
Adam Schiff, një demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka të ngjarë të b...
-
Rama: “Koncerti i Paqes” nderoi viktimat e së kaluarës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e paqes dhe bashkëjetesës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë pamje nga “Koncerti i Paqes” i ...
-
Kurti: Asgjë s’i shërben paqes më shumë sesa anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se asgjë nuk i shërben paqe...
-
22-vjeçari nga Lipjani synon Çmimin Nobel
Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta...
-
Erdogan thotë se mund ta ftojë Assadin në Turqi “në çdo moment”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se mund ta ftojë ho...
-
Ushtria e Serbisë marshon në qytetin boshnjak pa lejen e Presidencës së Bosnjes
Pjesëtarë të Forcave të Armatoszura të Serbisë kanë marshuar të dielen në një...