Lajme

Haxhiu me akuza për Ministrinë e Shëndetësisë: I ruan barnat në depo të fundosura nga uji

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 07 July 2024

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka hedhur akuza për Ministrinë e Shëndetësisë se po i ruan barnat në depo të fundosura nga uji.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, këtë e ka quajtur si skandal të radhës.

‘’Ministria e Shëndetësisë merr  objekt me qera 1 milionë e 242 mijë euro për akomodimin e stafit të tri inspektorateve, përderisa Depoja qëndrore farmaceutike e MSH-së që ndodhet te Pallati i Rilindjes është fundosur nga uji për shkak të reshjeve të shiut’’, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

“Pse po mbahet “sekret” fundosja e depos qëndrore farmaceutike e MSH-së? Si është e mundur që barnat të ruhen, në një ambient me lagështi ku depërton uji?”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Ndërkaq ai i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë që të inspektoj këtë depo.

“Prokuroria duhet të inspektojë këtë depo, ngase mund të asgjesohen stoqe të tëra të barnave për të mbuluar vjedhjen ne sektorin e faramcisë të MSH-së! Dhe për këtë skandal të mirret në pyetje ministri i Shëndetësisë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera