Lajme

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave për kultivim narko*tikësh

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 29 September 2026

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.O., ndërsa ndaj të pandehurit E.O. ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Sipas kërkesave të Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se gjatë vitit 2026, në fshatin Isniq, Komuna e Deçanit, kanë kultivuar bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Prokuroria Themelore në Pejë deklaron se mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me narkotikët.

-Advertisement-

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy