Kërkohet debat parlamentar për sanksionet ekonomike ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 19 November 2018
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Korab Sejdiu së bashku me 12 deputetë të tjerë sot kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për Debat Parlamentar në lidhje me sanksionet ekonomike dhe politike ndaj Serbisë.
Sejdiu përmes një publikimi në Facebook ka treguar se kjo kërkesë vjen pas agresionit të shtetit serb ndaj Kosovës.
Ai tha se Kosova e ka të drejtën për t’u vetëmbrojtur nga Serbia.
“I mbështetur nga 12 kolegë deputetë të tjerë nga radhët e opozitës (shih nënshkrimet), sot dorëzova në Kuvend të Republikës së Kosovës Kërkesën për Debat Parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike (përfshirë Embargon) dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti. Si edhe shihet në arsyetim, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, i intensifikuar sidomos kohëve të fundit, duhet të merr përgjigje të ashpër nga Kosova. Thjeshtë, e drejta e Kosovës për tu vetëmbrojtur nga agresioni i drejtpërdrejtë i Serbisë mbizotëron çfarë do obligimi ndërkombëtar që Kosova mund të ketë marrë përmes marrëveshjeve bilaterale apo multilaterale”, ka shkruar Sejdiu.
Kërkesën e deputetit Sejdiu e kanë mbështetur edhe Vjosa Osmani- Sejdiu nga LDK, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi nga VV, Armend Zemaj nga LDK, besa Gaxherri nga LDK, Mirjeta Kalludra nga LDK, Visar Ymeri nga PSD, Fatmire Kollçaku nga VV, Haxhi Avdyli nga LDK, Arbërie Nagavci nga VV, Dardan Sejdiu nga PSD dhe Salih Salihu nga PSD.
Të tjera
-
Çifti me 7 fëmijë i kërkon ndihmë
Një çift me shtatë fëmijë ka hapur një llogari në internet ku u bëjnë thirrje...
-
Thaçi kritikon ndërkombëtarët për Reçakun, “Heshtja e tyre ia hapi gojën Serbisë”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial...
-
Veseli flet pas intervistimit 3 orësh në Gjykatën Speciale (VIDEO)
Pas tri orësh intervistë në Gjykatën Speciale, ka përfunduar intervistimi i k...
-
Gruaja i sulet me puthje, Rama: Avash se më mbyte, shih ç’më bone, je ly gjithë ditën sot dhe… (VIDEO)
Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Shijak, ku ka parë nga afër gji...
-
Pacolli benë bashkë Thaçin, Haradinajn e ambasadoret në konakun e tij
Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri në detyre, Ramush Haradianj, ambasador...
-
Gjuriq thotë se Sveçla është një nga bashkëpunëtorët më radikal të Albin Kurtit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gj...
-
Përfundon intervistimi në Speciale pas 3 orësh, Veseli nuk jep detaje
Pas më shumë se tre orësh ka përfunduar intervistimi i kreut të PDK’së, Kadri...
-
ATK mbledh 43.7 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar
Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ka grumbulluar 465.7 milionë euro ...
-
Punëtoret e Monegos kërkojnë t’i rikthejnë në punë
Me pankartat “Na riktheni vendet e punës” para Bankës Qendrore të Kosovës, ka...
-
Haradinaj paraqitet për regjistrim në Kuvend
Ramush Haradinaj sot është paraqitur në Kuvendin e Republikës se Kosovës për ...
-
Kadri Veseli brenda speciales edhe pas dy orëve
Kadri Veseli të hënën u nis për në Hagë e mëngjesin e së martës hyri brenda Z...
-
Agim Veliu me humor flet për takimin e LDK’së me LVV’në
Ndonëse kanë kaluar dy javë nga takimi i fundit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosj...