Kërkesa e komunës së Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit, Ministria e Pushtetit Lokal e lë ‘fajtor’ Alban Hysenin për mosmiratimin e buxhetit
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 14 October 2024
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal e ka lënë fajtor kryetarin e komunës së Gjilanit në lidhje me problemin për miratimin e buxhetit për të cilën arsye, kryetari i Komunës nga LVV-ja, Alban Hyseni kishte kërkuar shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje.
Kj sipas letrës që ka siguruar Gazeta Infokus ku ministria e udhëhequr nga Elbert Krasniqi i ka dërguar komunës e ku theksohet se kryetari ka për obligim që të përcaktojë miratimin e propozim buxhetit të komunës deri me 1 shtator.
“Ligji Nr.03/L-048, per Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegësitë, Neni 61, përcakton se pas miratimit të propozim- buxhetit të komunës nga kryetari i komunës, i njëjti është i obliguar që deri me 1 Shtator të vitit perkatës fiskal, t’ia dorëzojë kuvendit të komunës, propozim-buxhetin. Pas pranimit të propozim-buxhetit, kuvendi i komunës do të mbajë dëgjime publike në përputhje me aktet e aplikueshme ligjore të komunës. Pas këtyre dëgjimeve, kuvendi i komunës, deri në datën e përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 20 të Ligjit Nr.03/L-048, për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (në testin e mëtejme ligji), duhet të shqyrtojë, ndryshojë sig e sheh të nevojshme ose të arsyeshme si dhe të miratoje dhe t’ia dorëzoje te Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (në testin e mëtejme Ministri) propozim-buxhetin e komunës”, thuhet në këtë letër
Në lidhje me këtë edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës njëherish edhe ish kryetar i kësaj komunë, Lutfi Haziri të shtunën mbajti një konferencë për media.
Ai tha se tashmë edhe zyrtarisht fajtor për problemet me buxhetin në Gjilan është ekzekutivi dhe jo kuvendi komunal.
“Një muaj e gjysmë nga koha kur buxheti është dashur të jetë në Kuvend për votim, dhe ende nuk ka asgjë konkrete nga i pari i ekzekutivit. Përveç vonesës, ne kemi edhe vërejtjet tona në planifikimin e buxhetit. Po mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Përveç angazhimit të fundit të Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, i cili ka takuar LDK-në, si grupi politik më i madh në Kuvend, nuk ka pasur interesim tjeter nga ekzekutivi komunal. Tani, buxheti i Komunës, i ka plotësuar kushtet të jetë në masa të veçanta administrative nga Ministria e Financave”-, ka thënë kryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, Haziri.
Sipas tij Komuna në Gjilan po trajtohet nga pushteti si një çerdhe politike e partiake.
“Institucioni i Komunës në Gjilan po trajtohet si çerdhe, jo vetëm e fëmijëve, por edhe si një çerdhe politike e partiake. Edhe letrat e njoftimet që lëshohen nga institucioni i Komunës, kane ngjyrën partiake e politike, gjë që është e papranueshme”-, shtoi tutje Haziri.
Ndërsa me 2 tetor, kryetari i Komunës, Alban Hyseni zyrtarisht kërkoi nga Miinistria e Administrimit dhe Pushtetit lokal shkarkimin e kuvendit komunal të Gjilanit dhe shkuarjen në zgjedhje.
Kjo pasi sipas tij janë kaluar të gjitha afatet ligjore për votimin e buxhetit komunal dhe se siç tha ai, Kuvendi Komunal nuk po arrin t’i përmbushë detyrat dhe obligimet ligjore.
“I nderuar Ministër, tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, thuhej në letrën e Hysenit, dërguar ministrit Elbert Krasniqi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Egzon Pacolli i LDK-së: Mega skandal, përveç vëllait, Fitore Pacolli ia ndau 100 mijë euro edhe dajës
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Musliu: Peci e Pacolli bashkëpunëtorë në manipulim, mashtrim e hajni, organet e drejtësisë të veprojnë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu foli në Frontal në T7 për grantin 100 mij...
-
Petrit Selimi komenton emërimin e Terras si raportues për Kosovën në PE: ‘Trifecta’ interesante estoneze me Kallas dhe Orav
Ish-ambasadori i Kosovës, Petrit Selimi e ka komentuar emërimin e eurodeputet...
-
Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformë...
-
Arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së, Mickoski: Këdo që s’i ka shkelur ligjet e Maqedonisë e ftoj të vijë të shëtisë në Shkup
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se kushdo që s’i k...
-
Mbi 9 milionë euro grante për projektin “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”
Është nënshkruar një marrëveshje granti me vlerë prej 9 milionë franga (9.6 m...
-
Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e lựftës
Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve rreth pesë milionë pamflete, duke iu bë...
-
Arrestohet polici për aksidentin që la një të vdekur
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic nën dyshimin se ka shka...
-
Të martën del para gjykatës, Meta reagon nga burgu
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me seancën që do t...
-
Ramush Haradinaj ngushëllon familjen e heroit, Indrit Cara
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëllua...
-
Biden në Amazonë për mbrojtjen e mjedisit
Presidenti Joe Biden filloi një udhëtim me rëndësi historike në Brazil gjatë ...
-
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyeteni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka replikuar me zëvendësministrin e ...