Lajme

Kërcënim me bombë në adresën e mediumit të Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 29 May 2022

Redaksia Kosova Online është kërcënuar për një mjet shpërthyes, raporton GazetaSinjali.

“Në ambientet tuaja është vendosur një mjet shpërthyes, i cili do të shpërthejë saktësisht në orën 22.15. Lavdi Ukrainës”, thuhej në e-mailin e përmendur, i cili ishte shkruar në gjuhën ukrainase.

Për kërcënimet është njoftuar policia, ndërsa është evakuuar ndërtesa ku ndodhet redaksia në Beograd, si dhe punonjësit e mediave të tjera që ndodhen në të njëjtën adresë në rrugën “Vlajkovićeva nr.8.”

-Advertisement-

Në ditët e kaluara, njoftime të rreme për bombardimin kanë arritur në adresat elektronike të spitaleve, disa mediave, disa qindra shkollave në Serbi, por edhe disa shkollave në Sarajevë dhe Prishtinë. Qendrat tregtare në Beograd, aeroporti i Nishit janë evakuuar disa herë, ndërsa pak ditë më parë kërcënimi ka mbërritur edhe në adresën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera