Keni vendosur për pushime? Ja disa destinacione të rekomanduara për verën 2018
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 07 May 2018
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të zhvilluara të globit, ndaj jo më kot cilësohen si ‘Toka e Premtuar’.
Por moti i frikshëm që preku tërë Amerikën vitin e kaluar është një kujtim jo aq mbresëlënës për adhuruesit e detit.
Megjithatë këtë vit vera dhe moti i ngrohtë është pothuajse një hap larg për të mos humbur prenotimet e pushimeve verore.
Sipas Google, kërkimet më të mëdha sa ju përket pushimeve verore ndodh në fillim të majit. Prenotoni në fillim të majit, pasi çmimet rriten.
Për sa i përket motit të ngrohtë, Florida dhe Kalifornia janë vendet më të njohura dhe më të mira të verës për të bërë plazh.
Por megjithatë, Google ka përpiluar listën e destinacioneve më të mëdha për verën e vitit 2018.
Tre nga destinacionet më të mëdha në vend janë në një nga shtetet më të lumtura të SHBA-ve: Hawaii.
Ishujt Havai radhitet në vendin e parë, dhe se nuk duhet humbur pa u parë. Ky ishull kaq i bukur është një nga destinacionet më të preferuara për të dashuruarit dhe një zgjedhje pa diskutim e shumë kërkuar nga të gjitha çiftet.
Hawaii është një vend që i ka të gjitha bukuritë duke filluar nga muzetë, parqet kombëtare, plazhet magjepsëse me rërë të bardhe të cilat do ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në ëndërr. Hawaii bën pjesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është i vetmi shtet amerikan që përbëhet vetëm nga ishuj.
Santa Fe, New Mexico
Santa FE, Meksikë gjendet në Amerikën jugperëndimore, e cila është një parajsë për të gjithë të apasionuarit e natyrës. Nëse bën shumë nxehtë këtë verë, mos harroni për të hidratuar trupin. Nuk duhet humbur pa u eksploruar parqet kombëtare anë e mbanë New Mexico, Utah dhe në Arizona.
Kankun – Meksikë
Kankuni është një vend i mrekullueshëm, që ndodhet në Meksikë, në Gadishullin Jukatan. Ky vend përrallor me rërë të bardhë, në afërsi të rrënojave të lashta të Majave dhe pyjeve të xhunglës, do t’ju ofrojnë një eksperiencë përrallore. Në Kankun do të mund të shijoni një kuzhinë të larmishme meksikane, të bëni trajtime SPA, të bëni pazari dhe të kryeni aktivitete të ndryshme sportive si: golf, not, aventura me makina, duke kthyer pushimet tuaja të muajit të mjaltit në një aventurë të vërtetë.
Bali – Indonezi
Bali është një ishull i mrekullueshëm që ndodhet në arkipelagun e Indonezisë. Për ndryshim nga shumica e vendit, e dominuar nga kultura islame, Bali është një gërshetim i kulturës dhe artit Hindu. Aty do të gjeni një natyrë magjepsëse, plot me lule, oriz dhe temjane, thuajse pranë çdo tempulli, shtëpie apo restoranti. Periudha më e mirë për ta vizituar Balin është nga qershori deri në shtator, kur lagështira e ajrit është më e ulët. Bali, megjithëse destinacion shumë i largët, do të mbetet për ju një eksperiencë ndryshe dhe e papërsëritshme.
Seychelles
Seychelles është një republikë-ishull në arçipelagun e oqeanit Indian. Ajo ndodhet 1500 kilometra larg Afrikës juglindore dhe në veri të ishullit të Madagaskarit. Nëse Seychelles do të jetë vendi juaj i muajit të mjaltit, do të keni bërë pa diskutim një zgjedhje të zgjuar, pasi që aty do të gjeni ambiente të mrekullueshme me plazhe me rërë të bardhë dhe një det të pastër e të kthjellët me një ngjyrë mahnitëse smeraldi.
Dubai
Dubai është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të preferuar për të kaluar muajin e mjaltit. Nje vend i mbushur me plazhe te mëdha, me rërë të bardhë, me hotele luksoze, me shkretëtira dhe mundësi të pafundme për shopping. Në Dubai do të mund të shijoni një eksperiencë krejt ndryshe, aty ku ndërthuret kultura dhe arkitektura e orientit me teknologjinë më të fundit dhe me perfeksioninin e çdo shërbimi.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























