Rozë

“Këngëtarja më pa tru”, Alaudin Hamiti “godet” Nora Istrefin

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 23 June 2021

Prezantuesi i njohur Alaudin Hamiti ka befasuar me deklaratën e tij të dhënë në vlogun e fundit të realizuar bashkë me Liberta Spahiun, kolegen dhe miken e tij.

Dyshja i bënin pyetje të ndryshme njëri-tjetrit dhe shumica ishin nga ato më të sikletshmet ku duhej të zgjidhnin emra.

-Advertisement-

Njëra nga pyetjet e drejtuara nga Liberta për Alaudinin, ishte se cila është një nga fytyrat publike më pa tru?!

Alaudinit iu desh një kohë për të menduar duke mos dashur të thotë një emër ndërsa më vonë modifikuan pyetjen duke e berë se kush është më e ngurtë nga fytyrat publike dhe nuk di të flasë.

Prezantuesi i njohur përmendi emrin e Nora Istrefit duke befasuar me përgjigjen e tij./party

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera