Lajme

Këngë e valle në sheshet e Prishtinës, vazhdon festa për 15-vjetorin e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 17 February 2023

Në Prishtinë po vazhdon festa për Ditën e Pavarësisë.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit e po vallëzojnë e festojnë për 15-vjetorin e shtetësisë.

Festa e mbrëmjes është kulminacioni i ngjarjeve ditore të organizuara nga organet shtetërore, përfshirë edhe parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Gjithashtu, gjatë ditës pati edhe seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera