Lajme

“Kena me pas legjislaturë që nuk prodhon zërin e qytetarëve” – Dakaj komenton rezultatin e mundshëm zgjedhor të 7 qershorit

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 03 June 2026

Gazetari Shkelzen Dakaj ka komentuar zhvillimet politike dhe pritjet nga zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur shqetësimin se përbërja e ardhshme e Kuvendit mund të mos reflektojë interesat reale të qytetarëve.

Gjatë emisionit “Frontal”, Dakaj tha se problemi nuk qëndron vetëm te rezultati i zgjedhjeve, por te mundësia që vendi të vazhdojë të prodhojë legjislatura që, sipas tij, nuk arrijnë të përfaqësojnë zërin e qytetarëve.

“Fatkeqësia është që përsëriten edhe pesë palë zgjedhje tjera. Fatkeqësia e këtij vendi është që na mundemi me pa një rezultat ku kemi me pas një legjislaturë e cila nuk prodhon zërin e qytetarëve aty”, tha Dakaj.

-Advertisement-

Ai u shpreh se Kuvendi duhet të jetë vendi ku përfaqësohen kategori të ndryshme të shoqërisë dhe grupe të ndryshme të interesit, ndërsa kritikoi partitë politike për mënyrën se si po i ndërtojnë listat zgjedhore.

“Po mundohem prej secilës parti politike me gjet një laramani, sepse Kuvendi ish dashtë me qenë vendi ku përfaqësohen të gjitha grupet e interesit, ku ndihet zëri i qytetarëve të krejt kategorive”, deklaroi ai.

Dakaj tha se partitë politike po ndjekin modele të ngjashme dhe se në shumë raste mungojnë idetë e reja dhe qasjet kreative që do t’i afronin më shumë qytetarët me politikën.

Sipas tij, zhvillimet teknologjike dhe ndryshimet në shoqëri kërkojnë edhe forma më moderne të përfaqësimit dhe komunikimit politik.

Ndiqni videon e plotë më poshtë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy