KEK-u vazhdon me bashkepunim me UP-në për gjeneratat e reja .

Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 26 April 2017
Korporata Energjetike e Kosovës , vazhdon traditën e bashkëpunimit afatgjatë të vendosur tash e disa vite më Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së , për aftësimin e inxhinierëve të ardhshëm.
Drejtori Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukaj, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së Prof. Asoc. Dr. Enver Hamitin edhe këtë vit ka nënshkruar marrëveshjen për aftësimin praktik profesional dhe akademik të studentëve të nivelit të lartë të FIEK-ut.
Synimi i bashkëpunimit të arritur përmes kësaj marrëveshje, është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e stafit akademik, te kuadrit të lëmisë së inxhinierisë elektrike, për përmbushjen e nevojave afatmesme, jo vetëm në KEK por edhe në tregun e përgjithshëm të punës në Kosovë.
Përndryshe këtë vit akademik, studentet e nivelit të lartë të studimeve në FIEK do të zhvillojnë punën praktike profesionale në stabilimentet dhe pajisjet e KEK-ut.
Në këtë rast, studentët nën mbikëqyrjen e vazhdueshme profesionale të personelit të specializuar të KEK-ut do të kalojnë një program të avancuar të punës praktike profesionale që është dizajnuar sipas kurrikulës akademike me 6 ETCS kredi dhe ka një kohëzgjatje prej së paku 120 orëve të punës.
Në përfundim të këtij programi, studentët do të bëjnë një prezantim publik të programit të tyre të punës dhe të njohurive të marra para komisionit të nivelit akademik – profesional i cili do të shërbejë edhe si bazë e vlerësimit akademik./INFOKUSI

Të tjera
-
Mediat serbe: Me mbështetjen e Britanisë së Madhe, Albin Kurti kushtëzon Asociacionin
Mediumi serb “Novosti”, ka shkruar një artikull se kryeministri Albin Kurti v...
-
Kritikat e opozitës, Gërvalla: Nuk jam anëtar i asnjë partie politike
Drejtori i ri i transmetuesit publik RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas krit...
-
Daçiq: Qëndrimi i SHBA-së ndaj nesh ka ndryshuar
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas kthimit nga Washing...
-
Manifestime në Shkup për Goce Dellçev nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunën në Shkup kanë nisur akt...
-
Goditet grupi kriminal për heroinë dhe kokainë në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona si pjesë e një grupi krimina...
-
Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugalia do t’i dërgojë U...
-
Partia e Drejtësisë mbështet gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin
Partia e Drejtësisë ka thënë se mbështet Qeverinë Kurti në përcaktimin e ...
-
Vetaksident në Deçan, godet shtyllën elektrike (PAMJE)
Një vetaksident ka ndodhur para pak çastesh në Deçan, përkatësisht në Llukë t...
-
Haziri komenton gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në lidhjet me gjashtë kushtet e ...
-
Iu gjetën substanca narkotike, arrestohet 18-vjeçari në Vushtrri
Gjatë natës policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprë...
-
Selimi: Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “hap në drejtimin e duhur”
Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka thënë se në bisedat që ka pasur m...
-
Nga zyra e Osmanit iu shkon një goditje ndërkomëbtarëve
Këshilltarja kryesore për komunikim të presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Mift...