KEK-u përkrahë fuqishëm aksionin e qeverisë “Ta pastrojmë Kosovën”
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 28 September 2018
Në kuadër të aksionit të qeverisë respektivisht MMPH, që në orën tetë të mëngjesit ekskavatorët e KEK-ut filluan largimin e deponive ilegale në pjesë të ndryshme të Kastriotit.
Banorët e Kastriotit u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me aksionin e KEK-ut për eliminimin e deponive ilegale.
“Është kënaqësi që më në fund kjo deponi po largohet. Prej pas lufte ka ndodhë që të gjithë kanë hedhë mbeturina, shtëpitë janë ndezë veç ne e dimë si kem kalu, veç tani jemi të kënaqur që kjo deponi po eliminohet”, u shpreh Nazmi Preniqi shtëpia e të cilit gjendet afër kësaj deponie ilegale. Njëjtë shprehet edhe Dardan Preniqi. “Jemi shumë të kënaqur, faleminderit se këtu ka qenë deponia shumë e madhe prej pas lufte kanë hedhë mbeturina krejt komuna e Kastriotit, shumë mirë janë duke bërë” tha Preniqi.
Ky aksion i KEK-ut po bëhët në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
Skender Bucolli, drejtor për marrëdhënie me publikun dhe komunitete tha se –“KEK-u çdo herë është pjesë e aksioneve për përmirësimin e ambientit edhe vitin e kaluar KEK-u ka eliminuar të gjitha deponitë ilegale edhe këtë vit po vazhdojmë me të njëjtin ritëm. KEK-u në vazhdimësi përkrah komunitetin por edhe aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.Sot jemi këtu dhe do të shkojmë në të gjitha fshatrat ku KEK-u operon”. tha Bucolli.
KEK-u viteve të fundit në Kastriot ka investuar me miliona euro në projekte që kanë për qëllim përmirësimin e ambientit si dhe në projektet e komunitetit të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës se qytetarëve.
“Në këtë vazhdë, në projektet për përmirësimin e ambientit, KEK-u në vitet e fundit ka investuar rreth 60 milion euro, të gjitha mjetet vetanake, është bërë transporti hidraulik hirit, janë ndërruar elektro-filtrat e “Kosovës A” jemi në proces e sipër me rishikimet mundësive edhe për ndërrimin e elektro-filtrave në “Kosovën B” Përveç kësaj, KEK-u ka prioritet edhe komunitetin, veç vitin e kaluar kemi investuar rreth 500 mijë euro, janë asfaltuar tri rrugë në fshatin Hade, kemi bërë ndriçimin e dy rrugëve dhe një është në proces e sipër, si dhe është bërë parku i qytetit, dhe tanimë veç sa kem aprovuar dhe jem në tenderim edhe të tri projekteve tjera për dy fusha sportive dhe një park tjetër në qytet”. u shpreh Bucolli.
Duke e vlerësuar bashkëpunimin që kanë me Korporaten Energjetike të Kosovës, në pushtetin komunal të Kastriotit thonë se janë duke punuar për krijimin e hapësirave të gjelbërta.
Drejtoresha e Ambientit në Komunën e Kastriotit, Fitore Hashani tha:
”Këto aksione që kanë filluar po flas tani për vitet e fundit fokus në komunën e Kastriotit është ambienti. Meqenëse njihemi si komuna më e ndotur, përveç rehabilitimit të deponive dhe mbetjeve inerte që ndodhin në territorin tonë në fokus e kemi gjelbërimin në komplet territorin e Komunës, prandaj dhe jemi duke punuar si në mbjelljen e drunjëve ashtu edhe me realizimin e parqeve në hapësirat ku janë të mundshme të realizohen”. tha Hashani
Sipas punonjësve të KEK-ut largimi I këtyre deponive nuk është aspak i lehtë, por që kanë vullnet të plotë për ta çuar deri në fund këtë aksion.
Isak Nika, menaxher për rikultivim në KEK tha se – “Sot jemi me katër damperë një skip dhe me ekip të punëtorëve, problemi më i madh është se mbeturinat të cilat janë hedhur në këto deponi janë qysh moti prej pas luftës edhe para lufte” theksoi Nika
Aksioni i KEK-ut për largim të mbeturinave i filluar qe tri ditë do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.
Të tjera
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...