Lajme

KEK-u jep detaje për shpërthimin e zjarrit në afërsi të Termocentralit Kosova B

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 08 March 2022

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e një zjarri në afërsi të Termocentralit Kosova B, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas KEK-ut zjarri ka shpërthyer ditën e martë rreth orës 11:53 në një deponi të hedhurinave ri-cikluese.

Megjithatë zjarrfikësit e KEK-ut kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

-Advertisement-

Me poshtë gjeni njoftimin e plotë të KEK-ut.

“Zjarrfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në një deponi në Obiliq. Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi  të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri. Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrfikës dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2,  menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera