KEK: KEDS-i po spekulon për reduktimet e energjisë elektrike
Autori: Gazeta inFokus
12:08 | 23 March 2018
Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate për media njofton qytetarët se aktualisht është duke prodhuar rreth 530 megavat orë energji elektrike.
Sipas tyre në prodhim aktualisht kemi tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të “Kosovës A” dhe me një njësi të “Kosovës B”, raporton zëri.info.
Kurse sipas tyre,“Blloku B2” i “Kosovës B” ka dalë nga sistemi sot në orën 06:00 të mëngjesit dhe jo siç u spekulua me herët nga kompania distribucionit KEDS / KESCO e cila sipas licencës ka për obligim furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.
“Pra, kjo njësi nuk është e vërtetë së ka dalë mbrëmë nga sistemi, siç u spekulua pëmes komunikatës për media të KEDS /KESCO por ka pasur vetëm një orë ndërprerje dhe gjatë kësaj kohë mungesa e sasisë së energjisë është mbuluar nga KOSST-i. Sa për sqarim të qytetarëve, në këtë njësi është ndërprerë prodhimi energjisë elektrike në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i instaluar i cili reagon menjëherë në momentin kur detektohet ndonjë defekt i vogël për të evitura ndonjë prishje më të madhe në njësitë prodhues të Termocentraleve. KEK-u me kohë ka njoftuar operatoret për paraqitjen e këtij problemi teknik”, thuhet në komunikatën për media të KEK-ut.
Aty më tutje thuhet se në këtë situatë, pavarësisht se KEK-u nuk ka obligime sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, brenda mundësive ligjore dhe sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët ka siguruar rreth 90 megavat orë energji elektrike nga Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH).
“Për këtë sasi të energjisë elektrike qe na është ofruar në dispozicion nga KESH-i tashme janë njoftuar operatoret përgjegjës të tregut dhe varësisht nga mundësit, kërkesat e tyre dhe planifikimet në baza ditore është shfrytëzuar”, thuhet më tutje në komunikatën e KEK-ut.

T� tjera
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...































