Lajme

KEDS gjobitet me 25 mijë euro, u gjetën pesë njehsorë me afat të skaduar verifikimi

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 24 June 2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se ndaj KEDS është shqiptuar një tjetër gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh, pas kontrolleve të kryera nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve të fundit janë identifikuar pesë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.

MINTI ka bërë të ditur se aktivitetet e mbikëqyrjes dhe verifikimit të njehsorëve elektrikë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.

-Advertisement-

“Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes së energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo dyshim apo parregullsi lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber ose në adresën elektronike [email protected]./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy