Fun & Video

Karikuesi i iPhone i merr jetën 14-vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 16 November 2017

Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke fjetur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur ditët e fundit në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ku viktima është një 14-vjeçare.

Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur, ndërsa në mëngjes është gjetur pa ndjenja nga prindërit e saj. Ata e transportuan me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë adoleshenten.

-Advertisement-

Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur dhe kishte vendosur në karikim telefonin e saj siç bënte thuajse çdo natë.

Por karikuesi i iPhone ishte i zhveshur dhe një prej telave e kishte prekur në trup duke transmetuar për një kohë të gjatë elektricitet mbi trupin e adoleshentes, duke i marrë jetën asaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera