Ekonomi

Kaq para u duhen Doganës e ATK-së për të realizuar planin e të hyrave

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 01 October 2018

Dogana e Administrata Tatimore e Kosovës vazhdojnë ta kenë barrën kryesore të mbushjes së arkës së shtetit.

Këtyre dy institucioneve do t’u duhet që t’i grumbullojnë në pjesën e dytë të vitit mbi 584 milionë, për të realizuar planin e të hyrave të paraparë me Ligjin për buxhetin e vitit 2018.

Dogana e ATK-ja në gjysmën e parë të vitit kanë tejkaluar parashikimet.

-Advertisement-

E ndonëse bilanci i të hyrave është pozitiv, buxheti i shtetit vazdon të jetë në deficit si shkak i rritjes së shpenzimeve, shkruan Koha Ditore.

Në raportin gjashtëmujor të trendeve fiskale, kjo periudhë e vitit është përmbyllur me një deficit buxhetor prej 29 milionë eurosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera