Lajme

Kapet i dyshuari në Gjilan që përfitoi mijëra euro kinse për shërim

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 21 February 2023

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se duke përdorur rrjetet sociale ka postuar foto të personave me emra të rremë, kinse kanë nevojë për ndihmë mjekësore duke kërkuar mbështetje financiare.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar me inicialet B.K (1992), është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjti do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim” dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

-Advertisement-

“Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore ka arritur që sot me datën 21.02.2023 të arrestojë të dyshuarin kosovar shqiptar B.K. (1992)”, thuhet në njoftimin e Policisë për Klankosova.tv.

“Arrestimi i tij nga ana e hetuesve policorë rajonalë është bërë pasi që i njëjti dyshohet se me datën 23.10.2022 duke përdorur disa rrjete sociale dhe media ka postuar foto të personave me emra të rremë kinse kanë nevojë për ndihmë mjekësore duke kërkuar mbështetje financiare”.

Sipas Policisë, me këtë veprime i dyshuari kishte arritur që të përvetësojë një shumë të konsiderueshme të parave.

Në njoftim thuhet se pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Policia tha se “në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘Mashtrim’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore. Rasti vazhdon të hetohet”, tha Prokuroria e Gjilanit për Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera