Lajme

Kapen në Kosovë 270 kilogramë drogë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 26 April 2017

Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë rreth 270 kilogramë drogë.

Njësiti antidrogë ka marrë aksion në fshatin Krushë e Madhe të Prizrenit, ku edhe është gjetur sasi e madhe e substancave narkotike.

Indeksonline mëson se është arrestuar personi me inicialet F.G. Policia e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme, ku do të jepen më shumë detaje rreth këtij operacioni.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera