Lajme

Kapen duke shitur 146 thika, sprej e boksa të hekurit, arrestohen dy burra në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 17 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar dy persona në Pejë, shitës ambulant të cilët po shisnin thika, sprej e boksa të hekurit.

Të dy pejanët janë arrestur në qarshinë e gjatë në Pejë në orën 09:20 të mëngjesit, derisa sipas policisë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Infokus.

Raportet nga policia”

-Advertisement-

“Qarshia e Gjatë, Pejë 16.08.2022 – 09:20. Një mashkull kosovar është arrestuar pasi nga i njëjti janë sekuestruar 105 thika të llojeve të ndryshme, 3 shufra metalike, 11 boksa të hekurit dhe 4 sprej që i dyshuari ishte duke i shitur si shitës ambulant në treg. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Qarshia e Gjatë, Pejë 16.08.2022 – 09:20. Një mashkull kosovar është arrestuar pasi nga i njëjti janë sekuestruar 41 thika të llojeve të ndryshme, shufër metalike dhe 6 boksa të hekurit që i dyshuari ishte duke i shitur si shitës ambulant në treg. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera