Lajme

Kapen 50kg drogë, operacioni “Gropa” kishte konfiskuar edhe 67kg të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 31 August 2022

Operacioni “Gropa” i realizuar muaj më parë kishte vënë në pranga 15 persona dhe ishin konfiskuar 67.71 kg heroinë, ndërsa tani pas hetimeve intensive u zbuluan dhe konfiskuan edhe mbi 50 kg tjera heroinë, njofton policia, transmeton Express.

Policia e Kosovës, drejtoria e antidrogës njësia e DHTN-Ferizaj, më datë 23.05.2022 gjatë realizimit të operacionit të koduar “GROPA” kishte arrestuar 15 persona të dyshuar prej tyre 6 shtetas turq dhe 9 shtetas kosovar, si dhe kishte konfiskuar 67.71 kg narkotikë të llojit

Nga informacionet, hetimet dhe të gjitha veprimet e ndërmarra në teren, dyshohej se edhe mbi (50 kg) substancë bazë e Heroinës ( e papërpunuar ) fshihej nga të dyshuarit.

-Advertisement-

“Lidhur me këtë, DHTN Ferizaj si rezultat i angazhimeve dhe analizimit të të gjitha të dhënave, përfshirë masat e fshehta dhe veprimet hetimore në teren, më 30.08.2022, ka vënë në zbatim planin taktik, i cili është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Sipas planit operacional janë realizuar dy kontrolle në fshatin Doganaj të Ferizajit, kontrolli i parë është kryer në një depo – punëtori, objekt përcjellës i shtëpisë së të dyshuarit V. N, ku   nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ndërsa kontrolli i dytë është kryer në një shtëpi të pabanuar, e demoluar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy thasë najloni, në brendësi të të cilëve kishte thasë të letrës, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit Heroinë”, njofton policia.

“Thasët dhe substanca janë të ngjashëm me ato të konfiskuara më datë 23.05.2022, në operacionin e koduar “GROPA”. Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori kompetent dhe Krim-teknika e regjionit Ferizaj, të cilët kanë bërë administrimin e provave, përfshirë nxjerrjen e gjurmëve të mundshme latente, ku pas marrjes së mostrave, testi fushor rezulton pozitiv në OPIAT  ( bazë e Heroinës) .

Në cilësinë të provave materiale, janë konfiskuar: Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë  pluhur , ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë ( bazë e Heroinës ), me peshë 25.40 kg. Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë  pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë (bazë e Heroinës ), me peshë 25.50 kg”, thuhet në njoftim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera