Lajme

Kantonet në Zvicër gjeneruan më shumë para se sa pritej

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 14 July 2023

Megjithëse autoritetet kantonale kishin hequr dorë për të gjeneruar më pak të ardhura në vitin 2022 për shkak të inflacionit, kjo ka rezultuar se nuk është kështu, përcjell albinfo.ch.

Të 23 kantonet që kanë publikuar tashmë llogaritë e tyre arritën një rezultat shumë më të mirë se sa pritej, kryesisht për shkak të papunësisë së ulët – sa më shumë njerëz të punojnë, aq më të larta janë të ardhurat tatimore – si dhe kontributet nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB). Kjo e fundit ka shpërndarë 4 miliardë franga për kantonet në vitin 2022.

Ndër kantonet që u befasuan këndshëm në frontin e fondeve publike janë Cyrihu, i cili korri një fitim prej 543 milionë eurosh, ndërsa buxheti parashikonte një humbje prej 523 milionë.

-Advertisement-

Gjeneva realizoi një fitim prej 727 milionë frangash, ndërsa priste të humbiste 93 milionë.

Në Valais, fitimi ishte katër herë më i madh se sa pritej, në 56.3 milionë.

Fitimi kumulativ i të gjitha kantoneve arriti në më shumë se 3.5 miliardë, që është një lajm i mirë për banorët, sepse do të thotë se nuk do të shkurtohen shpenzimet sociale apo të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera