Lajme

Kanosi tri herë një femër, arrestohet 33-vjeçari në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 17 August 2022

Policia në Ferizaj mbrëmë ka arrestuar një mashkull pasi për tri herë radhazi kishte kanosur një femër.

Personi me inicialet N.G i moshës 33 vjeçar, kishte kanosur për të tretën herë gruan B.M e moshës 21 vjeçare.

“Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera