Lajme

Kandidati për deputet Gentrit Murseli fton qytetarët në tubimin e madh të LDK-së në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gentrit Murseli, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit kandidon me numrin 68, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit të madh elektoral që do të mbahet më 3 qershor në Gjilan, raporton Gazeta Infokus.

Përmes një video-mesazhi, Murseli njoftoi se tubimi do të fillojë nga ora 18:00 në Sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, ku do të marrin pjesë kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Te dashur qytetarë, me datën 3 qershor, nga ora 18:00 në Gjilan, në Sheshin ‘Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha’, do të organizojmë tubimin e madh elektoral, ku do të marrin pjesë kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Ju ftoj të na bashkoheni në këtë manifestim të madh politik”, ka thënë Murseli.

-Advertisement-

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të jenë pjesë e këtij organizimi, duke e cilësuar atë si një nga tubimet më të mëdha të fushatës zgjedhore në Gjilan.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy