“Kandidatët me më së shumti pikë u lanë jashtë nga propozimi i Qeverisë”: INDEP ngre alarmin për përzgjedhjen e Bordit të ZRRE-së:
Autori: Gazeta inFokus
14:02 | 01 October 2026
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si Qeveria ka propozuar kandidatët për dy pozitat e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke thënë se disa prej kandidatëve me vlerësimin më të lartë nuk janë përfshirë në listën e dërguar në Kuvend.
Në reagimin e publikuar më 1 tetor, INDEP thotë se dokumentet e procesit të vlerësimit tregojnë se kandidatët janë intervistuar dhe renditur sipas pikëve, por rezultatet e këtij procesi nuk janë reflektuar plotësisht në propozimet përfundimtare të Qeverisë.
“Në mesin e kandidatëve të propozuar nga Qeveria për Kuvend nuk përfshihen disa prej kandidatëve me vlerësimin më të lartë”, thuhet në reagim.
Sipas INDEP-it, nëse institucionet krijojnë komisione profesionale, zhvillojnë intervista dhe bëjnë pikëzimin e kandidatëve, atëherë çdo shmangie e konsiderueshme nga rezultatet e këtij procesi duhet të shpjegohet publikisht.
“Çdo devijim i konsiderueshëm nga rezultati i këtij procesi duhet të shoqërohet me arsyetim të qartë, publik dhe të verifikueshëm”, thekson INDEP.
Instituti rikujton se Ligji për Rregullatorin e Energjisë ia jep Qeverisë kompetencën për t’i propozuar Kuvendit së paku dy kandidatë për secilën pozitë të lirë, ndërsa vendimin përfundimtar për emërimin e merr Kuvendi.
Megjithatë, sipas INDEP-it, kjo kompetencë duhet të ushtrohet duke respektuar transparencën, objektivitetin dhe integritetin e procesit.
“Vetë fakti që zhvillohet një proces i vlerësimit profesional krijon pritshmërinë legjitime që rezultatet e tij të kenë peshë reale në propozimin përfundimtar”, thuhet në reagim.
“Bordi duhet të zgjidhet sipas pikëve, jo vullnetit politik”
INDEP thotë se shqetësimi nuk lidhet vetëm me emrat konkretë të kandidatëve, por me pavarësinë e vetë ZRRE-së.
Sipas organizatës, ZRRE-ja është institucion kyç për sektorin e energjisë dhe duhet të jetë e pavarur si nga politika, ashtu edhe nga interesat e kompanive energjetike.
INDEP kritikon edhe gjendjen e mbikëqyrjes institucionale, duke pretenduar se vakumi në këtë drejtim ka ndikuar që kontrolli i ZRRE-së ndaj kompanive energjetike të mos përmirësohet, shërbimet të dobësohen dhe mbrojtja e konsumatorëve të stagnojë.
Pikërisht për këtë arsye, sipas tyre, mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit merr rëndësi edhe më të madhe.
“Këto, megjithatë, vetëm sa e shtojnë nevojën për profesionalizëm dhe përzgjedhje të Bordit bazuar në pikëzim, e jo në vullnet politik”, thuhet në reagim.
INDEP kërkon që të bëhet publik arsyetimi për kandidatët e propozuar, të respektohet procesi profesional i vlerësimit dhe të garantohet një proces emërimi që ruan besueshmërinë dhe pavarësinë e ZRRE-së.
Organizata i kërkon edhe Kuvendit që ta ushtrojë plotësisht rolin e tij mbikëqyrës dhe të sigurojë që emërimet në ZRRE të bazohen në profesionalizëm, integritet dhe rezultate të dëshmuara.
“INDEP do të vazhdojë ta përcjellë me kujdes këtë proces dhe të reagojë sa herë që cenohet profesionalizmi, transparenca apo pavarësia e ZRRE-së”, përfundon reagimi.
Kujtojmë se Gazeta Infokus, javën që lamë pas, raportoi ekskluzivisht se mungesa e një Bordi funksional të ZRRE-së rrezikon t’i lërë dy termocentralet e KEK-ut pa licencë për operim, e cila skadon më 4 tetor. /Gazeta Infokus

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...



































