Sport

Kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Ramadanin te Trepça ’89

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 14 September 2017

Katër javë kampionat dhe drejtuesit e Trepçës ’89 janë vënë në kërkim të një trajneri të ri.

“Minatorët” i dhanë fund bashkëpunimit me trajnerin shkupjan Zekerija Ramadani menjëherë pas disfatës nga Vllaznia e Pozheranit, shkruan Gazetasheshi.

Për të marrë postin e kryetrajnerit të kësaj skuadre janë në opsion disa trajnerë, por tre mund të jenë të favorizuar për të marrë këtë pozitë.

-Advertisement-

Afrim Tovërlani

Kryetrajneri prishtinas edhe në të kaluarën ishte pjesë e Trepçës ’89, derisa e ka drejtuar këtë skuadër në Ligën e Parë dhe në Superligë.

Tovërlani i cili është i papunë nga prilli i këtij viti me shumë gjasa reale mund të marrë drejtimin e “minatorëve”.

Madje, siç mësojnë burimet e Gazetës Sheshi brenda klubit mitrovicas drejtuesit e klubit tashmë kanë filluar kontaktet me teknikun prishtinas.

Bylbyl Sokoli

“Profa” është një tjetër emër i mundshëm për të marrë drejtim e skuadrës nga “Riza Lushta”.

Sokoli kishte ndjekur disa ndeshje të Trepçës ’89 sezonin e shkuar, derisa ishte në kontakte me drejtuesit e klubit për të drejtuar “minatorët” edhe në sezonin e kaluar.

Mbetet për t’u parë tani nëse Sokoli do të marrë drejtimin e jeshil & bardhëve.

Fahredin Duraku

Një tjetër ish mund të marrë drejtimin e skuadrës mitrovicase.

Duraku i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e Trepçës ’89 është i afërt me filozofinë e lojës që aplikojnë “minatorët” ndaj mund të jetë një tjetër opsion për të zgjedhur kryetrajnerin e ri.

Zgjidhja mbetet ekskluzive e drejtuesve të klubit për të vendosur me këta tre trajnerë që fare lehtë mund të vazhdojnë punën e lënë në gjysmë nga Zekerija Ramadani: Mbrojtjen e titullit kampion!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera