Rozë

Kam ardhur t’i vrasë Kardashianet! – (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 22 September 2017

Një femër identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka shkaktuar rrëmujë në Los Anxhelos, pasi ka hyrë në një dyqan rrobash të cilin e mban familja Kardashian dhe ka kërcënuar me revole dhe një shpatë, transmeton Zeri.info.

Kjo grua e zemëruar duke drejtuar revolen, ka bërtitur se do të vrasë të gjitha anëtaret e familjes Kardashian dhe pastaj është larguar.  Disa çaste më vonë, ajo është kthyer dhe duke kërcënuar tani me shpatë, i ka përsëritur kërcënimet e saj.

“Kardashianet do të vriten nëse shkelin në territorin komunist (duke ju referuar Kubës). Do të vriten ndyrësirat”, ka bërtitur ajo. Kjo grua e dhunshme, më pas e ka lënë shpatën në derën e dyqanit si ‘paralajmërim’ dhe është larguar. Policia është ende në kërkim të saj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera