Lajme

Kalon në seancë private dëgjimi i dëshmitarit të dytë kundër ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 18 April 2023

Dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi ka kaluar në seancë private.

Një ditë më parë (të hënën) e përfundoi dëshminë dëshmitarja e parë, ndërsa nisi i dyti, që fillimisht u intervistua nga ZPS-ja, i cili ka deklaruar se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai ka folur për daljen e parë publike të UÇK-së dhe paraqitjen e Mujë Krasniqit, Daut Haradinajt dhe Rexhep Selimit. Për këtë të fundit, ka thënë se kishte adresim më të rreptë dhe sipas tij kishte mesazh për LDK-në.

-Advertisement-

Në fillim të dëshmisë së tij, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se prej vitit 1990, LDK ka qenë prezent në Malishevë dhe që prej asaj kohe është pjesë e saj.

Ndërsa, shtoi se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

Kujtojmë se që nga fillimi i javës së kaluar ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Disa nga seancat janë duke u mbajtur të mbyllura për publikun.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera