Lajme

Kadri Veseli: “Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me fëmijët tanë që po emigrojnë sepse nuk po gjejnë mundësi këtu”

Autori: Halil Berisha 23:40 | 16 September 2019

Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, mbrëmjen e së hënës ka qëndruar në Dumnicë të Podujevës.

Veseli aty është pritur nga qindra aktivistë e qytetarë, ku para tyre, përsëri ka përmendur luftën kundër korrupsionit.

Kjo Veseli thotë që i përket të gjithëve dhe se ka të bëjë me të rinjtë të cilët po ikin nga vendi e nuk po gjejnë mundësi në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ndalesën e fundit sot e pata në Dumnicë të Podujevës ku u prita përzemërsisht nga qindra aktivistë e dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar Partisë Demokratike të bindur se partia jonë ka vizionin e duhur për të ardhmen. Të pranishmëve të shumtë u thashë se ne jemi mbledhur bashkë, jo për të mbledhur vota për pushtetin, por për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës. Lufta kundër korrupsionit na përket të gjithëve e më së shumti ka të bëjë me fëmijët tanë të cilët po emigrojnë sepse nuk po gjejnë mundësi këtu. Kjo duhet të marrë fund dhe nëse bëhemi të gjithë bashkë patjetër se do të marrë fund”, ka shkruar Veseli në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera