A ka nisur revolucioni i Panuccit në Kombëtaren e Shqipërisë?
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 08 November 2017
Grumbullimi i Shqipërisë në Antalia të Turqisë për një periudhë 6-ditore do të shërbejë si një minifazë përgatitore për skuadrën dhe si një grumbullim që trajneri të krijojë edhe më shumë konfidencë me skuadrën.
Në fakt, ajo që të bie më shumë në sy në këtë grumbullim është numri më i madh i mesfushorëve të rinj, në mungesë të Abrashit, Kukelit dhe Kaçes. Duket si një revolucion në këtë repart, ku përveç Ajdareviç që bën debutimin, Lilajt që më në fund e bindi, Ramadanit që do të importohet nga U-21, është edhe Qaka i thirrur në momentin e fundit. Njohjet për këtë të fundit janë minmale, jo vetëm për median, por edhe për trajnerin, që duket se ka marrë vetëm raportime “vëzhguesish”.
Mesfusha ka qenë gjithnjë reparti që ka kërkuar të vihet dorë dhe veç moshës së madhe të disa prej futbollistëve, dëmtimeve të herëpashershme, ka qenë edhe mungesa e fantazisë që ka shqetësuar. Trajneri ka idenë e tij për të ndryshuar lojën nëpërmjet këtij reparti, e shenjat e para pritet t’i japë që në Turqi, ku do të ketë edhe kohën më të gjatë të qëndrimit me skuadrën.
Ajdareviç pritet të jetë futbollisti që do të marrë vëmendjen më të madhe në përballjen e 13 nëntorit, pasi nga këtu mund të marrë formë edhe skuadra, që italiani do të përgatisë për kualifikueset e radhës. 27-vjeçari i rritur në shkollën suedeze të futbollit mund të luajë në të gjitha pozicionet e mesit të fushës, edhe pse ai ia ka bërë të qartë trajnerit Panucci se do të preferonte dhe do të shprehej më mirë nëse luante si fantazist, pozicion që pothuajse nuk ka ekzistuar në Kombëtare që pas largimit të Skelës, shkruan TCH.
Ndërkohë, një pikë e rëndësishme është edhe krahu i majtë i mbrojtjes, që me lënien jashtë të kapitenit Agolli ngre shumë pikëpyetje. Për momentin, alternativat në këtë krah janë të pakta, me Balliun që nuk ka lënë shumë gjurmë, Alijin pa skuadër, por edhe Lenjanin që shumë pak herë është provuar në atë pozicion.
Panucci ka programuar të zhvillojë nga dy seanca në ditë me skuadrën, duke e ndarë ekipin në grupe sipas reparteve. Në këtë mënyrë, italiani ka më shumë kohë edhe për të ravijëzuar përfundimisht formacionin më të mundshëm.
Të tjera
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...
-
Minatori i Trepçës me një gur të çmuar në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë, e vë para kameres derisa flet Albin Kurti
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore
Besnik Tahiri me numër 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkr...
-
Dumoshi takon furrtarët e Hasit në Prishtinë: Me afarizmin e tyre i japin jetë kryeqytetit
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat
Ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha nga një takim në Lezhë e ka ftuar kr...
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV)...
-
Memli Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhës...
-
Veriu i Shqipërisë përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotm...
-
Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, nga KQZ flasin për përgatitjet
Zgjedhjet Parlamentare janë afruar. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komis...
-
Plạgosja e të miturit, arrestohet një 17-vjeçar
Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në Fier u plagos një 16-vjeçar. Shërbimet e ...
-
Çfarë është “ngjyra rozë” që po përdoret për fikjen e zjarreve në Kaliforni?
Aeroplanët janë munduar ta fikin zjarrin mbi Kaliforni prej ditësh për të nda...
-
Haradinaj nga fushata, e quan Kurtin mercenar dhe shef të hajnave
Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur fushatë...