Sport

Juventus-Sassuolo, formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 27 October 2021

Me fillim nga ora 18:30 gjigandi italian Juventus do të zhvillojë ndeshje kundër skuadrës së Sassuolos, e vlefshme kjo për xhiron e 10 të sezonit të ri 2021/22 të Serie A.

Në xhiron e fundit, Juventusi regjistroi barazim me rezultat 1:1 në derbin kundër Interit, kurse Sassuolo mposhti skuadrën e Venezias me rezultat 3:1, përcjell KosovaPress.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, diferenca e pikëve mes Juventus e Sassuolo është vetëm katër pikë, ku “Zonja e Vjetër” renditet në vendin e gjashtë me 15 pikë, kurse Sassuolo zë vendin e 12 me gjithsej 11 pikë.

-Advertisement-

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të jenë me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Bernardeschi dhe Moise Kean, kurse te Sassuolo do të mungojnë Boga, Djuricic, Obiang dhe Romagna.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Morata, Chiesa

Sassuolo (4-2-3-1): Consigli; Toljan, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Lopez; Berardi, Raspadori, Traore; Scamacca

18:30 Juventus – Sassuolo (Stadiumi Allianz)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera