Lajme

Jusuf Buxhovi “qorton” mediat, për hapsirën që po i jepet Shefqet Krasniqit!

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 14 April 2021

Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi ka kritikuar mediat rreth hapësirë që po i jepen klerikëve fetar, duke asociuar me imamin, Shefqet Krasniqi, rreth disa temave të ndishme.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues.

Eskalon ish-deputetja e PDK-së, e quan Vjosa Osmanin të sëmurë dhe të pavlerë

-Advertisement-

“… si dhe sistemi i vlerave mbi të cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike”, ka shkruar ai.

Reagim i plotë:

Në një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për diskriminim gjinor, dhunë në familje, ku madje, edhe identiteti nacional kërkohet të zëvendësohet me atë fetar!

Meqë kushtetuta mbron të drejtën e lirive fetare si dhe përcakton vendin e klerit në shoqëri, prokurori i shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues si dhe sistemi i vlerave mbi të cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike.

Pse gjyqësori nuk ka vepruar deri më tash në këtë frymë, fajin duhet kërkuar te pjesa e madhe e politikanëve, që për interesa meskine, jo rrallë para elektoratit përdorin gjuhën e klerikëve, ndërsa klerikët, pse jo, në kuadër të këtyre raporteve, në jetën publike, veçmas nëpër studio televizive, bëjnë politikë…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera