Sport

Ju njohim me tifozin e zjarrtë te Superligës dhe Përfaqësueses se Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 13:53 | 17 November 2018

Superliga, Liga e parë, Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja Shqiptare e kanë një tifoz special, shkruan Gazeta inFokus.

Ermal Mulolli nga Podujeva e përcjellë futbollin kosovar që nga viti 2008, ai është i pranishëm çdo javë në stadiume të ndryshme duke përcjellë ndeshje të Superligës dhe Ligës së parë.

-Advertisement-

Ermali shprehet se nuk e favorizon asnjë ekip në Kosovë, ai thotë se është tifoz i futbollit kosovar në përgjithësi , por e pranon se ka nostalgji për ekipin e shuar nga Podujeva, KF Hysi.

 

Ermali po ashtu përcjelle thuajse çdo ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës dhe në ndeshjen që Kosova sonte e luan ndaj Maltës beson ne fitore 2-0 për Kosovën.Po ashtu edhe Kombëtaren Shqiptare e përcjellë dhe i dëshiron shumë suksese në kualifikime.

Lojtari më i mirë në Kosovës sipas Mulollit është Mentor Zhdrella, ndërsa si trajner më të mirë e cilëson Afrim Toverlanin, po ashtu Ermali në Përfaqësuese e pelqen më së shumti mesfushorin Hekuran Kryeziu./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera