Sport

Joshua vs Klitschko: Sa do të përfitojë Anthony Joshua në këtë meç dhe sa është vlera aktuale neto e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 29 April 2017

Anthony Joshua pritet të dyfishojë pasurinë e tij në takimin me Wladimir Klitschko.

Meçi i madh mes Joshuas dhe Klitschkos po afrohet ora-orës.

Fituesi i medaljes së artë olimpike synon të fitojë titullin kampionin të WBA dhe të mbrojë rripin e tij IBF, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Por sa do të paguhet ky meç? Këtu është gjithçka që ju duhet të dini.

Sa do të fitojë Anthony Joshua nga meçi me ukrainasin Wladimir Klitschko?

Anthony Joshua do të përfitojë plot 15 milion funte nga supermeçi i tij në Wembley ndaj Wladimir Klitschko.

Poashtu përplasja për titullin e rëndë botëror mund gjenerojë të ardhura gjithsej duke shkuar drejt një shifre prej 50 milionëve, gjithashtu duke e bërë atë meçin më të pasur në historinë e Britanisë së Madhe.

Sa do të fitojë meçi nga të ardhurat e shikuesve?

Lufta e Anthony Joshua do t’iu kushtojë shikuesve në shtëpi 19,9 funte dhe nëse siç pritet, numrat fluturojnë në një rekord prej 1.5 milion , që i bie të ardhurat të jenë diku rreth 30 milion funte.

Në krye të kësaj, televizioni gjerman RTL shton në rajon 4 milion funte për mbulimin e drejtpëdrejtë të meçit në Gjermani.

Sa është vlera e pasurisë neto të Anthony Joshuas?

Joshua thuhet të jetë pasuruar me vlerë rreth 13 milion funta, pas vetëm 17 luftimeve profesionale.

Në meçin e tij në dhjetor të vitit 2015, pasi ai rrëzoi me K.O armikun e tij të vjetër Dillian Whyte, ai mblodhu 3 milionë funte. /Indeksonline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera