Sport

Joshua i kërcënon 10 boksierët më të mirë: Ju rrah një nga një

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 21 November 2018

Pushimet kanë mbaruar për Anthony Joshua, që është rikthyer në vendlindje dhe në palestër, duke nisur përgatitjet për duelin e tij të radhës, më 13 prill, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Për momentin nuk ka një rival zyrtar edhe pse lista e kandidatëve është e gjatë. Ndaj, Joshua ka nisur përgatitjet në palestër për të qenë gati për në prill, ku do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, pavarësisht emrit të rivalit.

Joshua ka postuar një video nga stërvitja me pesha në palestër, duke shkruar: “Më i fortë se kurrë. Do t’i mposht me “KO” të gjithë “top-10” boksierët e peshës së rëndë, një e nga një”. Një premtim ky i boksierit britanik, që synon të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.

-Advertisement-

Joshua, që mban titujt e kategorinë IBF, WBO dhe WBA, ka qenë javët e fundit në Xhamajka, ku ka pushuar bashkë me familjen e tij. Ai kërkon edhe titullin e kategorisë WBC, që aktualisht mbahet nga Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të duelojë ndaj Tyson Fury. Gjasat janë që Joshua të përballet me fituesin e kësaj sfide.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera