Josa iu frikësua këtij fakti nga dueli me Drenicën

Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 03 November 2018
Prishtina e ka shënuar fitoren e 9-të në kampionatin e sivjetmë, pasi sot në “Bajram Aliu” e mposhti Drenicën me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Khalid në çastet e fundit.
Trajneri i skuadrës kryeqytetase, Mirel Josa, ka thënë se ndeshja ishte ashtu siç edhe e ka parashikuar. “E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh edhe historinë e dy skuadrave. Drenica në edicionin e kaluar i ka marrë 8 pikë në ndeshjet ndaj nesh, prandaj e kishim të qartë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë Josa për Super Sport Kosova.
“Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, sepse ishim shumë të ngadalshëm dhe duhej të tregohemi më të vendosur. Sot nuk na favorizoi as fusha, megjithëse kemi pritur të jetë edhe më keq. Në pjesën e dytë këmbëngulëm më shumë dhe e shënuam golin e fitores”, ka shtuar tekniku bardhekaltër, skuadra e të cilit të mërkurën luan në Drenas me Feronikelin, në ndeshjen e mbetur.
“Feronikeli është skuadër shumë e kompletuar dhe këtë e ka treguar gjatë gjithë kampionatit. Duhet të jemi të përgatitur si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mental, por gjithsesi ne do ta marrim këtë sfidë vetëm si një ndeshje të radhës”, ka theksuar Josa.
Prishtina vazhdon ta ndjekë Feronikelin në renditje.

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...