Zgjedhjet 2021

Jetlir Zyberaj premton që marrëveshja me Serbinë do të mbyllet brenda 3 muajve

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 11 February 2021

Kandidati për deputet nga lista e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka treguar tri shtyllat se si do të bëjnë shtetëndertimin.

Në mesin e premtimeve është se marrëveshja me Serbinë do të përfundojë brenda 3 muajve, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjatë takimeve me mijëra e mijëra qytetarë, anekënd Kosovës duke shpalosur vizionin e shtetndërtimit. Shtendërtimi i Kosovës bëhet mbi tri shtylla:Ruajtja dhe forcimi i marëdhënieve me aleatët, SHBA dhe BE, Mbyllja e marrëveshjes me Serbinë brenda tre muajsh, Zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi modern evropian i vendit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Zyberaj në zgjedhjet e 14 shkurtit mbanë numri 44 në listën e LDK-së./Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera