Lajme

Jeta Rafuna viziton fermerët përfitues të serave: Mbështetja për bujqësinë mbetet prioritet

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 03 June 2026

Drejtoresha e Bujqësisë në Prishtinë, Jeta Rafuna, së bashku me ekipin menaxhues të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka vizituar fermerët përfitues nga Komuna e Prishtinës në kuadër të programit të mbështetjes me serra, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë vizitës, Rafuna ka parë nga afër procesin e montimit dhe implementimit të serave, duke theksuar rëndësinë e realizimit të investimeve komunale që, sipas saj, po kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Ajo ka bërë të ditur se mbështetja e fermerëve mbetet një ndër prioritetet kryesore të drejtorisë që ajo udhëheq, duke vlerësuar se fuqizimi i prodhimit vendor ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e sigurisë ushqimore për qytetarët.

-Advertisement-

“Mbështetja e fermerëve mbetet prioritet i yni, sepse fuqizimi i prodhimit vendor nënkupton më shumë zhvillim ekonomik, më shumë vende pune dhe më shumë siguri ushqimore për qytetarët tanë”, ka theksuar Rafuna.

Sipas saj, institucionet komunale do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë fermerëve përmes projekteve konkrete që synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e bujqësisë.

Rafuna ka ritheksuar përkushtimin e Komunës së Prishtinës për të mbështetur zhvillimin rural dhe fermerët lokalë, duke e konsideruar bujqësinë një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy