Ekonomi

Jepet tenderi prej 97 mijë eurove për ndërtimin e memorialit të martirëve në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 30 August 2019

Në Studime të Vushtrrisë së shpejti do të nis ndërtimi i memorialit të martirëve.

Tenderi për ndërtimin e këtij memoriali është fituar nga një grup i operatorëve ekonomik, shkruan Gazeta inFokus.

Për 97 mijë e 70 euro, kompanitë “Diga”, “AAB Construction” e “Ardi” do ta bëjnë ndërtimin e këtij memoriali.

-Advertisement-

Fillimisht Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës kishte bërë plan që për këtë punë t’i shpenzonte 120 mijë euro, mirëpo pasi këto kompani konkurruan me një çmim më të ulët e fituan tenderin.

Konkurrentë ishin edhe katër kompani të tjera. /Gazeta inFokus

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy