Lajme

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 06 October 2022

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Dy burime të Klan Kosovës kanë konfirmuar se Latifi këtë gjë e ka bërë të ditur sot.

KlanKosova.tv ka provuar të marrë ndonjë përgjigje zyrtare për këtë çështje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë edhe në Qeverinë e Kosovës, por nuk kanë qenë të qasshëm.

-Advertisement-

Derisa vendimi i dorëheqjes është publikuar nëpër media.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Latifi u emëruar ministër nga kryeministri Albin Kurti, pas dorëheqjes së Arben Vitisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera