Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti: Arsimi nuk është prioritet në këtë vend
Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 29 January 2023
Fatbardha Emini, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së arsimit në Komunën e Vitisë.
Ajo thotë se ky vend nuk është i interesuar që arsimin ta ketë prioritet.
“Më lejoni të ju njoftoj për dorëheqjen time si Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë. Gjatë vitit 2022 së bashku me stafin e DKA-së e Drejtoret e shkollave, u angazhuam maksimalisht që të ofrojmë kushte më të mira, e mbështetje për nxënësit dhe mësimdhënësit, për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, për rend dhe siguri.Për kundër kesaj, ishte nje vit me shumë kërkesa e me përplotë sfida, pothuajse si çdo Komunë në Kosovë. Për fat të keq ende nuk është arsimi prioritet i këtij vendi”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Vitin 2023 e planifikuam më mirë, që konsiderojmë do të jetë pak më i frytshem si në ndërtimin dhe rregullimin e infrastuktures shkollore ashtu edhe me mjete pune e furnizime didaktike, aktivitete të tjera për të cilat kemi ndarë buxhetin e nevojshem dhe kemi lënë një planifikim më të mirë por, jo i mjaftushëm”.
“Megjithë këtë, prap këto, nuk janë që i zgjidhin problemet dhe kërkesat që i kanë shkollat dhe nxënësit, do të duhet një përkushtim më i madh i politikës qendrore dhe lokale karshi nevojave, kërkesave dhe problemeve në arsim.Një nga sfidat që po e perciell arsimin në Komunën e Vitisë, e që është i pa arsyeshëm karshi dëmit që po shkakton tek nxënësit ku edhe në vitin 2023, mësimi do të mbahet me 4 ndërrime në Shfmu ” Halil Alidema” në Pozheran. Për kunder shumë kërkesave në drejtim të Ministrisë ende zvarritjet po vazhdojnë. E ndjej, të pakten obligim moral, që të mos vazhdoj në një ambient të tillë ku arsimi nuk trajtohet me prioritet. Por, sukseset në sektorin e arsimit e në veçanti puna e mësimdhënësve dhe rezultati i nxënësve do të jenë ato që do të vazhdoj t’i përcjell me kënaqesi”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Të tjera
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...
-
Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit. Tani do...
-
Kurti shpreh keqardhje për plago*sjen e homologut sllovak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut ...
-
Platformë digjitale për historinë e Prishtinës
Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe pë...